Pyetjet e bëra më shpesh

POROSIA

Si mund të bëj porosi?

-Ju mund të bëni porosi online duke ndjekur hapat të cilat janë treguar në këtë tutorial. (kliko këtu).
Ju mund të bëni porosi duke kontaktuar me Shërbimin tonë të klientit nëpërmjet:

* Numrit të kontaktit +355 67 70 000 83
* e-mail [email protected]
* Mesazh në rrjetet tona sociale (kliko këtu).

Ku ndodhet porosia ime?

-Nëse ju jeni rregjistruar mund të logoheni dhe të shkoni tek llogaria ime. Aty mund të klikoni historikun e blerjeve dhe të shikoni statusin e porosisë tuaj ose (kliko këtu).
-Nëse porosinë e keni bërë pa u rregjistruar online mund të kontaktoni me Shërbimin tonë të klientit nëpërmjet:

* Numrit të kontaktit +355 67 70 000 83
* e-mail [email protected]
* Mesazh në rrjetet tona sociale (kliko këtu).

Kam një kupon, si mund ta përdor?

-Pasi të shtoni në shportë produktin do vendosni kodin e kuponit tek kuadrati që thotë kupona. Pasi ta vendosni kuponin dhe shtypni butonin OK, automatikisht do merrni uljen që disponon ai buton.

TRANSPORTI

Për sa kohë më vjen porosia?

-Nëse jeni brenda Tiranës porosia ju vjen brenda 3 deri 48 orëve.
-Transporti ekspres e mundëson dërgimin brënda 3 orëve, transporti ekonomik e mundëson transportin brënda 48 orëve.
-Nëse jeni në rrethe porosia ju vjen brenda ditës së nesërme deri brënda 3 ditëve.
-Nëse zgjidhni transportin ekspres porosia ju vjen brënda ditës së nesërme, nëse zgjidhni transportin ekonomik porosia ju vjen brënda 3 ditëve në destinacion.
-Nëse jeni në Kosovë porosia ju vjen brenda 5-7 ditë, në varësi të zonës tuaj specifike.

Sa kushton transporti?

-Tirana: Transporti Ekspres kushton 200 Lekë, transporti ekonomik kushton 100 Lekë
-Rrethinat e Tiranës: Transporti ekspres kushton 300 Lekë, transporti ekonomik kushton 200 Lekë.
-Durrës:Transporti ekspres kushton 300 Lekë, transporti ekonomik kushton 200 Lekë.
-Rrethet e tjera:Transporti kushton 300 Lekë transporti ekonomik kushton 200 Lekë.
-Kosova: Transporti kushton 5 Euro.

KTHIMET

Dëshiroj të kthej produktin, cfarë duhet të bëj?

Mos u shqetësoni, ne ju japim mundësine ta ktheni produktin tuaj brenda 14 Ditësh. Për të kthyer produktin ju duhet të:
*Kontaktoni me Shërbimin e Klientit nëpërmjet numrit të telefonit +355 67 70 000 83 ose në rrjetet sociale (kliko këtu) për të iniciuar proçedurën e kthimit.

Cilat janë kushtet e kthimit?

Nëse dëshironi të ktheni një produkt që keni marrë në faqen tonë ju si fillim duhet të plotësoni këto kushte:

- Njoftimi për kthimin që dëshironi të bëni duhet të jetë brenda 48 orëve nga momenti që ju keni tërhequr produktin në postë ose e keni marrë në dyqan apo nga korrierët tanë.

* Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
* Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
* Amballazhi i produktit duhet të jetë i rregullt dhe me të gjitha aksesorët e tij.
* Produtket me pulla sigurie në paketim duhet ta ketë të padëmtuar pullën e sigurisë. Pra nuk duhet të jetë I hapur.
* Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.

- Produkti i kthyer duhet të jetë i shoqëruar me faturën e plotësuar tek pjesa e kthimit me produktin, arsyen dhe firmën tuaj.

Nëse kthej produktin mund të marr paratë mbrapsht?

Ju mund të merrni lekët mbrapsh nëse forma e pagesës është me Kartë Krediti dhe Paypal forma të cilat na mundësojnë edhe ligjërisht të kthejmë faturën tatimore. Në rastin e pagesës me cash ne nuk mund të kthejmë lekët mbrapsh por do ju rimbursojmë vlerën e produktit me një kupon të cilin mund ta përdorni në cilin do produkt që ne tregëtojmë brënda 2 vjetësh kalendarike.

Kush e paguan koston e transportit?

Nëse keni marrë një produkt të dëmtuar ne do t'ju zëvendësojmë produktin me një produkt të ri, pasi produkti i dëmtuar është kthyer në dyqanet tona. Kostoja e transportit si e dërgimit të produktit të dëmtuar dhe e dërgimit të produktit tjetër, do paguhet nga kompania jonë. Nëse keni marrë një produkt të cilin nuk e pëlqeni por produkti është në rregull, koston e transportit për kthimin e produktit e paguani ju.
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar !

Main Menu